Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBylis debuton me fitore me 2 super gola

Bylis debuton me fitore me 2 super gola

Bylis ka arritur suksesin 2-0 në sfidën e parë pas rikthimit në Superiore, duke mposhtur Kastriotin në debutim. Nuk është se pritej të shkonte ndryshe një ndeshje në të cilën krutanët luanin praktikisht pa pankinë, duke qenë vetëm me 4 lojtarë rezervë nga të cilët asnjë portier. E gjithë situata lidhet me bllokimin e merkatos së krutanëve nga cështja Bojom, por klubi ka qenë krejtësisht neglizhent për ta lënë teknikun Cela pa zgjedhje.

Situata është reflektuar në fushë, ku Bylis festoi rikthimin në Superiore me një fitore, të cilën e vendosën dy supergola: Entoni dhe Kaçorri zhbllokuan situatën në pjesën e dytë, me golat që erdhën me një diferencë prej tre minutash nga njeri-tjetri. Në minutën e 65, Entoni lëvizi saktë në zonë, duke mposhtur portierin Sali, ndërsa në të 68 Kacorri vulosi rezultatin.

Kastrioti vuajti mungesën e alternativave në stol, për shkak të merkatos së bllokuar dhe pamundësisë për të regjistruar lojtarët e rinj, duke e bërë të vështirë për Celën të gjente një zgjidhje gjatë lojës. Starti i duhur për Arjan Bellain, që i gëzohet tre pikëve të para në debutimin si trajner në Superiore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME