Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETCelibashi: Asnjë person që s’ka lidhje me procesin s’do lejohet që të...

Celibashi: Asnjë person që s’ka lidhje me procesin s’do lejohet që të rrinë në qendrat e votimit!

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka zbuluar detaje nga përgatitja e zgjedhjeve të së dielës, ku në të gjithë vendin do të zgjidhen kryetarët e bashkive, si dhe këshilltarët.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi ka bërë me dije se në qendrat e votimit nuk do të lejohen të qëndrojnë persona që nuk kanë lidhje me procesin e votimit. Ai shtoi se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.

“Nëse konstatojnë situata të tilla, do njoftojnë KQZ, zgjedhës që kanë përfunduar votimin, nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në këto ambiente. Shpresoj që kjo thirrje të marrë jehonën që duhet, se ata që rrinë kur nuk kanë punë aty, lidhet me interesa të partive politike”, tha Celibashi.

Sakaq, Kreu i KQZ, tha se nuk është kompetencë e institucionit retorika fyese e përdorur gjatë fushatës zgjedhore. Megjithatë nuk kurseu thirrjen që të vetëpërmbahen. Edhe për posterat me material propagandistik tha se s’janë përgjegjësi e KQZ.

“Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo cfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është cështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë”, tha Celibashi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME