Arsenali inauguroi raundin e Premier League duke fituar derbin e Londrës së Veriut, 3-1 ndaj Tottenham te Conte. Protagonist i madh Gabriel Jesus që nis një tentativë të re arratisjeje për Gunners në pritje të City. De Zerbi buzëqesh në debutimin e tij: Trossard nënshkruan një trigolësh dhe Brighton barazon 3-3 me Liverpool. Fitore e minutës së fundit për Chelsean ndaj Crystal Palace (2-1), suksese për Newcastle dhe Everton. 0-0 mes Bournemouth dhe Brentford.
ARSENAL-TOTTENHAM 3-1
Arsenali u konfirmua si lider i kampionatit duke fituar derbin e Londrës 3-1 me Tottenhamin. Shmanget kështu parakalimi i Spurs dhe madje tani janë +4 ndaj lojtarëve të Conte. Në Emirates zhvillohet një ndeshje thuajse perfekte për Gunners. Në minutën e 20′ është 1-0 për formacionin e Artetës, me Partey që siluroi Lloris. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, miqtë barazuan me penallti. Gabriel pengoi Richarlison dhe Kane mposhti Ramsdale. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Në të 49′ një gabim i Lloris favorizoi Gabriel Jesus për golin e dytë. Në të 62′ Emerson Royal u ndëshkua me të kuqe për ndërhyrjen ndaj Martinellit, duke lënë Spurs me dhjetë lojtarë. Pesë minuta më vonë erdhi 3-1 që mbylli ndeshjen. Xhaka shënoi trisin, duke festuar më së miri ditëlindjen. Arsenal në krye me 21 pikë nga 24 në dispozicion dhe +4 ndaj Tottenhamit të Conte, që pësoi humbjen parë në kampionat.
LIVERPOOL-BRIGHTON 3-3
Debutim i mirë për De Zerbi, që ndali Liverpoolin në Anfield. 3-3 dhe vendi i katërt i përkohshëm për Seagulls, të tërhequr nga Trossard. Miqtë kaluan menjëherë në epërsi: Welbeck shërbeu me thembër për Trossard, që mposhti Alisson për 1-0. I pandalshëm belgu, me golin e dytë në të 17′. Liverpooli dominohet nga Brighton, por në të 34′ erdhi goli që rihapi sfidën. Roberto Firmino realizoi me një prekje të vlefshme, që u vërtetua me ndihmën e Var. Klopp hodhi në fushë Luis Diaz në pjesën e dytë. Kolumbiani dhuroi një asist për Firmino, që barazoi në minutën e 53-të. Webster pastaj shënon në portën e tij nën presion në minutën e 63, duke përmbysur rezultatin. Ndëshkohet Brighton, por në minutën e 83-të, Trossard mposhti për herë të tretë Alisson. Përfundon 3-3. Debutim i shkëlqyer për De Zerbi, i cili ndal Reds dhe mbetet i katërti me 14 pikë dhe një ndeshje më pak.
CRYSTAL PALACE-CHELSEA 1-2
Në një ndeshje të komplikuar, vjen fitorja e parë e Graham Potter me Chelsean dhe me Brojën në fushë. Londinezët fituan 2-1 në Selhurst Park falë ish-mesfushorit të Palace Gallagher. Blues dominuan në fillim, por Crystal Palace kalon në avantazh me Edouard. Ritme të ulëta në Selhurst Park dhe një rast që do të shkaktojë debat. Thiago Silva ndali një kundërsulm me një prekje me dorë. Arbitri e Var e konsideruan të pavullnetshme, por nga aty nisi aksioni i barazimit. Aubameyang ishte i shkëlqyer në konkluzionin që i coi skuadrat në pushim në 1-1. Crystal Palace dominoi në fakt në pjesën e dytë, Potter hedh edhe Brojën 15 minutat e fundit për ndonjë kundërsulm. Blues, sidoqoftë, në momentin më të vështirë fituan si një skuadër e madhe me silurën e Conor Gallagher. Chelsea merr një sukses shumë të rëndësishëm dhe ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 13 pikë.
England Premier League
Arsenal 3-1 Tottenham Hotspur
AFC Bournemouth 0-0 Brentford
Crystal Palace 1-2 Chelsea
Fulham 1-4 Newcastle United
Liverpool 3-3 Brighton & Hove Albion
Southampton 1-2 Everton