Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËCristiano Ronaldo, fqinjët të lodhur nga punimet në vilën e portugezit

Cristiano Ronaldo, fqinjët të lodhur nga punimet në vilën e portugezit

“E ndërtuan këtë shtëpi për tre vjet. Është aq e madhe sa duket si një spital. Rruga ime është mbyllur prej muajsh për shkak të këtij ndërtimi dhe kopshti im është plot pluhur. Dhe e gjithë kjo vetëm që faraoni Ronaldo të ndërtojë piramidën e tij”. Këto janë ankesat që vijnë për Cristiano Ronaldo nga fqinjët e tij në Portugali.

Sipas asaj që mësohet nga revista Look, portugezi dhe Georgina i kanë zemëruar vërtet fqinjët e tyre. Disa dëshmi të tyre janë marrë edhe nga Daily Mail dhe e gjitha lidhet me një seri të re punimesh në pronën 28 milionë paund në Lisbonë.

38-vjeçari me sa duket do të tërhiqet pikërisht në atë vilë pas përfundimit të karrierës. E për këtë arsye ai është ende duke bërë disa punime për të pasur një shtëpi perfekte. Nga informacionet e grumbulluara deri më tani duket se shtëpia do të ketë edhe një pishinë xhami me një shteg nëntokësor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME