Cristiano Ronaldo do të ndahet zyrtarisht nga Manchester United në muajin janar. Mos aktivizimi në ndeshjen e fundit kundër Manchester City-it në derbi, ka sjell dhe goditjen e fundit të marrëdhënieve mes tyre.
Cr7 ka luajtur vetëm 80 minuta në Premier League dhe nuk është titullar që nga humbje 0-4 ndaj Brentfordit. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” tentoi që të largohej në verë, por agjenti i tij Jorge Mendes nuk finalizoi asnjë marrëveshje me ndonjë klub të madh.
Ronaldo refuzoi një propozim nga ekipi i Al-Hilal për dy sezone, ku do të fitonte 242 milionë euro. Marrëdhëniet me trajnerin Ten Hag nuk kanë qenë asnjëherë të mira dhe tashmë duket se është momenti që ai të tentojë një aventurë të re në janar, ku Chelsea mund të jetë një opsion mjaft i mirë për të.