Ilir Meta me një postim në Facebook denoncon një dhunën që sipas tij Policia e Shtetit ka ushtruar ndaj një qytetari në Durrës, i cili i ka kërkuar kryeministrit të mos bëjë propagandë me përmbytjet.
Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:
Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!