Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETDentisti/ Mos e lahni furçën para se të vendosni pastën

Dentisti/ Mos e lahni furçën para se të vendosni pastën

Dentisti Sahil Patel, nga “Marylebone Smile”, një prej klinikave dentare më në zë të Londrës në një artikull të botuar së fundmi ka bërë thirrje që të mos e lagim kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosim pastën në të.

Edhe pse është një ndër zakonet që pothuajse të gjithë e bëjnë çdo ditë, dentisti mendon se miliona njerëz janë duke i larë dhëmbët në mënyrë të gabuar.

Patel tha se ai vazhdimisht i sheh pacientët e tij duke bërë disa gabime që mund të shkaktojnë probleme me shëndetin e tyre oral dhe kjo është një ndër to.

“Nëse e bën këtë, po e hollon pastën e dhëmbëve, pasi ajo në ambalazhin e saj e ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse është e lagësht, e bën të shkumëzohet më shpejt dhe të bën ta pështysh më shpejt”, shpjegoi ai.

Zakone të tjera që janë normalizuar, por që ai do të këshillonte që t’i shmangnim lidhen me forcën që ushtrojmë mbi furçën e dhëmbëve dhe zgjedhjen e duhur të fillit që përdorim për të pastruar dhëmbët pasi kemi konsumuar ushqim.

“Shpesh njerëzit e mbajnë furçën e tyre me grusht. Nuk duhet të ndiheni sikur keni bërë një pastrim për dhëmbët, kjo është e tepërt. Nëse ushtroni forcë mbi dhëmbët, po veproni gabim”, shtoi ai.

Patel gjithashtu kërkon që të mos anashkalohet asnjë seancë pastrimi për dhëmbët, siç shumica bëjnë me atë të mbrëmjes.

“Mos harroi të pastroni dhëmbët në mbrëmje. Sasia e pështymës në gojën tuaj zvogëlohet gjatë gjumit, kështu që ushqimi që keni ngrënë gjatë ditës do të qëndrojë në dhëmbët tuaj dhe do të acarohet gjatë natës, duke shkaktuar probleme më të mëdha”, theksoi dentisti i njohur./A2CNN

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME