Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREStudimi/ Vetëm larja e frutave nuk largon pesticidet

Studimi/ Vetëm larja e frutave nuk largon pesticidet

Një studim i ri shkencor i jep të drejtë shqetësimit të konsumatorëve në lidhje me mbetjet e pesticideve në ushqime. Ai sjell prova të reja se larja e frutave para ngrënies nuk largon kimikatet e ndryshme toksike që përdoren zakonisht në bujqësi. Studimi u botua në revistën “Nano Letters” dhe vjen mes debatit të vazhdueshëm mbi shkallën e ndotjes së ushqimeve me pesticide dhe rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me një dietë të qëndrueshme që përfshin mbetjet e këtyre lëndëve.

Në muajin maj, “Consumer Reports” deklaroi se kishte përcaktuar se 20% e 59 kategorive të ndryshme të frutave dhe perimeve përmbanin mbetje pesticidesh në nivele që përbënin “rreziqe të rëndësishme” për konsumatorët, bazuar në një analizë të të dhënave të mbledhura nga Departamenti i Bujqësisë i SHBA.

Zbulimi kryesor si studimit të ri në lidhje me joefektivitetin e larjes së frutave është i rëndësishëm për konsumatorët. “Veprimet tradicionale të pastrimit të frutave nuk mund të heqin plotësisht pesticidet”, – thuhet në dokument. Kur u përdor teknika e ekzaminimit të një molle, studiuesit thanë se “rezultatet provojnë se pesticidet depërtojnë shtresën e lëvozhgës “. Autorët thanë se zbuluan se ndotja e pesticideve u zvogëlua kur lëkura e mollës u hoq së bashku me një pjesë të shtresës së tulit.

“Ky studim përpiqet të ofrojë udhëzime shëndetësore për konsumatorët” – tha profesori Dongdong Ye, autor i studimit. “Në vend që të nxisë frikën e panevojshme, hulumtimi parashtron se qërimi mund të eliminojë në mënyrë efektive pothuajse të gjitha mbetjet e pesticideve, në kontrast me praktikën e rekomanduar shpesh të larjes.”

Shkencëtari Michael Hansen tha se studimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë qëndrueshmërinë e pesticideve në ushqime dhe si të mbrohen më mirë konsumatorët.

“Kjo është me të vërtetë e dobishme për të kuptuar se si lëvizin këto pesticide. Mos mendoni vetëm se larja do t’ju ndihmojë. Frutat dhe perimet duhen qëruar” – tha Hansen. Ekspertët thonë se mbetjet e pesticideve në ushqime nuk janë përgjithësisht një shqetësim për shëndetin nëse janë brenda kufijve ligjorë. ©The Guardian

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME