Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dështim i plotë!

Nga Klodian Gradeci – Progres Raporti mbi Energjinë e Rinovueshme puplikuar në 2023, që Shqipëria dorëzon në Eurostat sipas Direktivës 2009/28/EC, fakton dështimin e thellë në sektorin energjitik.

Kemi dështuar në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Për një vit ky kapacitet nga instalimet fotvoltaike është rritur vetëm me 2 MW. (fq 9 e raportit, tabela 1b)

Pika 3 e raportit konfirmon se skema mbështetëse për promovimin e gjenerimit të energjisë fotovoltaike ka dështuar.

Pika 6 e raportit konfirmon se përdorimi lëndës drusore si lëndë djegëse tejkalon rritjen vjetore të pyjeve me 46%. Djegia e lëndës drusore vijon të jetë burimi kryesor i shqiptarëve për energji. Dështim!

Zero prodhim të kulturave bujqësore të dedikuara për prodhimin e energjisë ( pika 6 tabela 4a). Dështim!

Zero informacion mbi impaktin nga prodhimi biokarburaneteve në burimet ujore, cilësinë e ujit dhe cilësinë e tokës ( pika 9). Dështim!

Me këtë trend rrezikojmë të kapim edhe targetin e emetimit të 2 ton CO2 për kapita, pasi mesatarja vjetore aktualisht është 9.4 milion ton/vit CO2 emetime (pika 10). Dështim!

Zero informacion për energjinë e prodhuar nga mbetjet urbane të biodegradueshme (pika 12). Dështim!

Plani Veprimit për Energjinë e Rinovueshme është bërë si plani Bashkisë Tiranë për të mbjellë 2 milion pemë🤪🤪🤪🤪. Dështim 2 herë!

S’ka ngelur gjë tjetër veç të filloni të raportoni gënjeshtra për të fshehur dështimet, ashtu siç gënjeni shqiptarët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME