Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREM'A DRIDH NJË DUHAN!

M’A DRIDH NJË DUHAN!

Nga Anila Hoxha – M’a dridh nje duhan !
Përse vallë gjykata e konsideron Denis Mecen,person me rrezikun për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave?

Përse dëshmitarët po hetohen për moskallëzim krimi? Nëse ata kanë thënë të vërtetën se ishin disa të pirë që nuk e njihnin autorin dhe as viktimën, përse nuk u bë testi alkool-matës që shkenca të jetë në një frekuencë me fjalën e tyre?

Përse nuk janë sekuestruar kuponat dhe faturat tatimore,që të kuptohet sa birra kishin konsumuar këta të “dehurit”?
Përse nuk punonte kamera e sigurisë dhe përse nuk u përftuan pamje prej saj?

Përse dy njerëz që sipas dëshmive nuk e njihnin njëri- tjetrin, njëri do i kërkonte tjetrit ti dridhte një duhan? Dhe viktima iu bind menjëherë, ia drodhi cigaren dhe pastaj duke i thënë “mos të bënte si i fortë”, e shau.

Përse policia u njoftua 15 minuta me vonesë?
Përse mungojnë dëshmitarët e tjerë që të tregojnë se i ndjeri është parë duke konsumuar alkool në lokalin e tij?
Përse prokurorja e cështjes e ndryshoi akuzën?
E të tjera…

Por ti i dashur ndjekës, kur t’a lexosh këtë statusin ki parasysh mësimin që nxorrëm nga vrasja e Englantin Progës “Nëse dikush të kërkon t’i dredhësh një duhan , dridhe e mos bëj zë”!

Marr nga statusi i botuar në facebook-un e saj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME