Profesori i njohur amerikan: Koha që Rama të shohë derën e daljes

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka bërë një reagim për protestat në Shqipëri. Sipas tij mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të 37-ën ditë radhazi.
Në një postim në rrjetin social X, shoqëruar me një video të protestës nga ‘News24’, profesori i ekonomisë së aplikuar në universitetin “Johns Hopkins” shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.
“Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov”, – shkruan Hanke.
Hanke është një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. 83-vjeçari ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990.









