Ditë ferri për Vuçiçin. Sot protesta e madhe në Beograd

Beogradi i sotëm i ngjan një qyteti nën shtetrrethim, me institucionet të mbrojtura nga policë të shumtë, pa transpor publik dhe me banorët që kanë hequr makinat e parkuara nga rrugët kryesore ku pritet të ketë trazira.
Këtë 15 mars qindra e mijëra qytetarë, më 15 mars, kanë nisur marshimin drej të Kuvendit të Serbisë, ku në orën 16:00 do të mbahet tubimi qendror në përkujtim të 15 viktimave e Novi Sadit.
Në qendrat kryesore të kryeqytetit të Serbisë janë vendosur forca të shumta policore, të cilët po monitorojnë situatën.


Të premten beogradasit kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit për të mirëpritur protestuesit nga mbarë Serbia. Ndërkohë edhe të shtunën, mediat serbe, raportojnë se drejtë Beogradit janë nisur konvojë të shumtë të makinave nga anembanë Serbia.
Në Beograd, të premten në mbrëmje kanë mbërritur një numër i konsiderueshëm i studentëve, të cilët janë nisur qoftë në këmbë qoftë me biçikleta drejtë kryeqytetit.

Protestuesit që kanë ardhur nga qytetet e tjera të Serbisë u mirëpritën nga të pranishmit me pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”, si dhe me medalje e lule.

Fakultetet anembanë Serbisë janë të bllokuara për më shumë se tre muaj. Studentët po kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
©Fotot gazeda Danas, Serbi