Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDogji pronaren me nipin duke u marr 780 mijë euro, prangoset shqiptari

Dogji pronaren me nipin duke u marr 780 mijë euro, prangoset shqiptari

Policia malteze ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer një vrasje të dyfishtë në ishullin grek të Aeginës dhe ka djegur viktimat e tij. 36-vjeçari shqiptar, Ledjon Brakaj, u arrestua sot në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Greqia marsin e kaluar.

Brakaj dyshohet se ka vrarë pronaren e një dyqani suveniresh, Irini Marmarino dhe nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së Marmarinos, në vitin 2015. Po ashtu, ai i grabiti atyre rreth 780,000 euro para të gatshme dhe sende me vlerë. Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë.

Mjeku ligjor i Pireut, Elias Bogiokas u citua të thoshte se viktimat u sulmuan me shkelma, grushta ose shkop dhe më pas u dogjën ngadalë të gjallë.

Gjyqtari Noel Bartolo urdhëroi që Brakaj të lihej në paraburgim në pritje të një seance javën e ardhshme, gjatë së cilës do të diskutohen procedurat e ekstradimit grek.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME