Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia vë në pranga një shtetas për vjedhje të energjisë elektrike

Policia vë në pranga një shtetas për vjedhje të energjisë elektrike

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. B., 41 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Divjakë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. V., 47 vjeç.

U referuan materialet në Prokurori, pasi në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë, në banesën e shtetasit I. L., është vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME