Lidhur me akuzat nga Autoriteti i Dosjeve, ish-presidenti Ilir Meta tha se ai vetë njeh nga 50 persona me emrin Ilir Metaj, madje një e ka patur dhe në klasë.
Më poshtë është regjistri i klasës së ish-presidentit në Fakultetin e Ekonomikut, ku sikurse vihet re ka të paktën edhe një person tjetër me të njëjtin emër si ai, Ilir Mero Metaj, i renditur i 17-ti. Ndërsa me inicialet I.M janë tre persona, pasi kemi edhe Ilir Muratin.
Në një konferencë me gazetarët, Meta shpjegoi se në ato vite ka qenë vetëm Sekretar i Rinisë në Fakultetin e Ekonomisë për shkak të notave të mira që merrte, dhe e ka quajtur Autoritetin e Dosjeve si autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit.