Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDuhet të paraqitet 2 herë në muaj para gjykatës/ Berisha tregon vendimin...

Duhet të paraqitet 2 herë në muaj para gjykatës/ Berisha tregon vendimin që ka marrë. Meta nuk e di ku është, nuk kam folur.

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për vendimin e gjykatës që ai të paraqitet 2 herë në muaj dhe për ndalimin e tij për të udhëtuar jashtë vendit. Berisha thotë se nuk e njeh vendimin e gjykatës.

“Garantoj qytetarët që unë paraqitem para çdo institucioni gjykate apo akuze në çdo kohë që kërkohem pa asnjë hezitim. E kam thënë që pavarësisht se çfarë konsiderate ke për institucionin kjo nuk duhet të ketë rëndësi. Unë kam qenë kryeministër dhe President dhe duhet të paraqitesh sepse kjo shkon në gjendej para-shtetërore.

Por tani çfarë po ndodh? Një gjykatëse ka arritur të shkruajë kushtetutën duke shkelur konventën europiane të të drejtave të njeriut duke shkelur lirinë e lëvizjes për një deputet. Jam iniciator i heqjes së këtij neni, por e rrëzoi Rama. Të bëhet burrë dhe ta votojmë nesër këtë amendament. A është ai kryeministër dhe unë deputet le ta heqim atë mbrojtje.

Kushtetuta thotë që deputeti nuk mund të arrestohet dhe t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme pa autorizimin e parlamentit. Mua më heqin lirinë e lëvizjes. Ky është një lloj arrestimi. Së dyti, keni rastin e Saimir Tahirit për të cilin ka një vendim kuvendi. Gjykatësi nuk mund ta bëjë kushtetutën ashtu siç e mendon. Gjyqtarja është e specializuar për të bërë gjueti shtrigash.

Ata mund të marrin çdo vendim, por është një vendim që nuk e njoh dhe unë nuk e zbatoj. Është një vendim i turpshëm politik. Ata nuk e sjellin në parlament sepse pas 3 vitesh hetimesh intensive ata (SPAK) nuk kanë ngritur dot akuzë për mua” – tha Berisha në emisionin “Opinion”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një detaj interesant mbrëmjen e së enjtes gjatë intervistës në emisionin “Opinion”. I pyetur nga gazetarët në studio ai tha se nuk kishte pasur ndonjë bisedë me aleatin e tij, Ilir Metën për çështjen e akuzave të SPAK dhe masën e marrë ndaj tij për dosjen e kompleksit “Partizani”. Berisha tha madje se nuk e dinte ku ndodhej Meta.

PJESË NGA BISEDA

Pyetje: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Berisha: Nuk më ka rënë puna këto ditë me fol, por...

Pyetje: A e dini ku është Ilir Meta sepse sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që zoti Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është sepse ai udhëton. Nuk mund (e di) të them se ku është.

Pyetje: A keni folur me të gjatë kohës që ka dalë kjo çështje, nga e shtuna e këtej?

Berisha: Këto ditë nuk kam folur. Nga e shtuna e këtej nuk kam komunikuar, të jem i sinqertë.

Pyetje: Po me zotin Malltezi, keni komunikuar?

Berisha: Sigurisht dhe (ka) një moral të admirueshëm. E dini se çfarë i thashë të atit mbrëmë? “Duhet të jesh krenar për djalin”. Ai ishte siç është. Absolutisht i vendosur. Nuk kalohet me procese politike. Nuk ka njeri në Shqipëri që thotë (për Malltezin) më bëri presion apo kështu apo ashtu, por nuk ka lënë asnjë person jashtë nga ato familje që prekeshin. Edhe fondi 3-5% ishte për atë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME