Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËDy vllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë e 'America’s Got Talent' (vidio)

Dy vllezërit shqiptarë lënë pa fjalë jurinë e ‘America’s Got Talent’ (vidio)

Njihuni me Artan dhe Arnold Balla, dy vëllezërit shqiptarë që po bëjnë namin kudo. Ata lanë pa fjalë jurinë e “America’s Got Talent’ me performancën e tyre të jashtëzakonshme.

Jo vetëm kaq por i gjithë publiku u ngrit në këmbë për ta.

Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara mbetën të habitur nga performanca e tyre.

Madje, ata mbetën gojë hapur nga lëvizjet e tyre në skenën gjigante.

Jo vetëm kaq por vëllezërit folën pak edhe për jetën e tyre profesionale.

“Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani. Ai bëri me dije se studion për drejtësi.

Por si reaguan anëtarët e jurisë?

Heidi Klum tha: “Nuk e kisha parë asnjëherë këtë akt”. “Ishte mahnitëse! Mund t’ju shikoja ju djema për një kohë të gjatë”, theksoi Sofia Vergara.

Nga ana tjetër, Simon tha se akti i tyre ishte mjaft mirë por pati edhe një kritikë të vogël. Ai tha se nuk i pëlqyen topat portokalli që dy vëllezërit përdorën.

Por gjithsesi ata morën “Po” nga anëtarët e jurisë.

Vëllezërit Balla tashmë janë shndërruar në një fenomen. Videoja e tyre në Youtube po grumbullon shumë shikime dhe publiku mbeti mjaft i impresionuar nga performanca e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME