AKTUALITET
E fundit/ “Shesh i mbushur me qytetarë, ‘Shqiponja’ shoqëron një adoleshent, ende pa sqarim zyrtar”

Fier – Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Fier kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme një adoleshent në sheshin qendror të qytetit të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në prani të qytetarëve, të cilët e kanë ndjekur me habi dhe kureshtje situatën, ndërsa nuk raportohet për incidente apo përdorim force nga ana e efektivëve të policisë.
Deri në këto momente nuk dihen arsyet e shoqërimit të adoleshentit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.







