Hygerta Meta ka rrëfyer para gjykatës presionet dhe kërcënimet që merrte rregullisht nga i ati për vrasje. Ajo tha se kishte menduar se babai i saj Pëllumb Meta edhe mund ta vriste me bombulën e gazit, ndaj prej kohësh gatuante me korent. Pasi ka shpjeguar atmosferën e dhunës që ishte krijuar në familje, Hygerta ka treguar gjakftohtë momentin e vrasjes së të atit, jo si një akt kriminal, por si një zgjidhje për kalvarin e vuajtjeve në të cilin kishte kaluar 19 vjeçarja dhe familjarët e tjerë.
“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babait, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Në fund të janarit më tha për fejesë dhe më kërcënoi mua dhe mamin, se do të na vriste.
Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur. E ka goditur edhe pa mendje dhe e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë “Do ju vras”. Nësë rrini “do ju vras”. Edhe nëse ikni, “do ju vras”.
Nuk kemi pasur ku te shkojmë. Të enjten na tha “Do ju vras” pasi e refuzova për herë të dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi, hëngri dreke, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë. Më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo.