Aplikacioni WhatsApp vazhdon të sjellë përditësime dhe veçori të reja.
Versioni i ri 2.23.2.2 publikohet sot.
Funksioni i ri do t’i lejojë përdoruesit të kalojnë çdo lloj media – imazhe, video, GIF dhe dokumente – te të tjerët duke e mbajtur ende titullin origjinal.
Versioni i ri gjithashtu mundëson mundësoni për të bërë “undo” fshirjen e një mesazhi.
Përdoruesit janë përballur shpesh me një situatë ku aksidentalisht klikojnë në opsionin “fshij për mua” në vend të “fshij për të gjithë”, gjë që ka sjellë disa situata të sikletshme.
Në rast se përdoruesi fshin gabimisht një mesazh, ai do të ketë mundësinë të zhbëjë “delete për mua” për disa sekonda.
Njoftimi për këtë veçori u bë nga Shefi i WhatsApp Will Cathcart në Twitter. “Ne kemi shtuar opsionin për të zhbërë “Fshi për mua” për ato raste kur dëshironi ta fshini për të gjithë, por fshini aksidentalisht vetëm për veten tuaj,” shkroi ai.
Funksioni është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
E njëjta veçori është gjithashtu e disponueshme për versionin desktop të aplikacionit, si dhe për përdoruesit e iOS dhe Android në versionin më të përditësuar.