Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEdhe Armand Broja shkon me Chelsea-n në Amerikë

Edhe Armand Broja shkon me Chelsea-n në Amerikë

Armando Broja për momentin do të mbetet tek Chelsea. Sulmuesi shqiptar do t’i bashkohet ekipit këtë javë në stërvitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim, kur u publikuan të grumbulluarit, Broja nuk ishte pjesë, por së fundmi thuhet se do të udhëtojë brenda kësaj jave.

Në Amerikë, Chelsea do të zhvillojë katër miqësore, më datë 16 korrik ndaj meksikanëve të Club Amerika, më 21 kundër Charlotte, më 23 derbi me Arsenal dhe më 29 korrik kundër Udineses.

Ky turne mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares sonë që ka disa propozime në tavolinë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME