AKTUALITET

Ekstradohet nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Është ekstraduar nga Belgjika, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës. Ai u arestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge dhe mbrëmjen e kësaj të enjteje është sjellë në Rinas.

Ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim. Sipas SPAK, ai është identifikuar si drejtuesi i një organizate, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Disa nga anëtarët me role kyçe ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës. Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020. Po ashtu, është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button