Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi përfshirjen e kryeminisrit Rama, në një tjetër skandal, konkretisht në atë të një dosjeje belge te pastrimit te parave të kokainës.
Bushkolaj u shpreh se Rama po kalon nga skandali në skandal, sa nuk ju dha kohë të shfajësohet për rastin e paraqitur në RAI.
Rasti konkret ku pa u mbyllur debati për invetigimin e RAI dhe pa u shfajësuar në Itali dhe sqaruar mirë pozicionin e vëllai të tij në dosjen Xibraka, me sa duket Rama duhet të sqarojë edhe belgët për pozicionin e tij në lidhje me një dosje hetimore, ose më mirë me një dosje që është në gjyq.
Bëhet fjalë për Blak Eagle, një operacion i nisur që në vitin 2020 ku u goit një grup kriminal shqiptar që kishin marr përsipër tansferimin e lëndëve narkotike nga amerika latine, drejt BE.
Ku hyn Shqipëria në këtë mes dhe pse përmendet zoti Rama?
Në fakt përveç tij aty përmenden dhe emra të tjerë politikanë që kanë marrëpërsipër për të pastruar këto para të trafikut në Shqipëri.syri