Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËErmal Meta rikthehet në vendin e tij me një libër për historinë...

Ermal Meta rikthehet në vendin e tij me një libër për historinë e shqiptarëve

Me këngën e tij të njohur “Non mi avete fatto niente”, Ermal Meta na bëri të gjithëve krenarë duke triumfuar në “Sanremo 2018.” Por përpos muzikës, Ermal Meta ka sjellë së fundmi për publikun një mënyrë tjetër për të shprehur artin e tij, një libër.

Së fundmi këngëtari i njohur ishte i ftuar në një intervistë në “Tv Klan” ku foli mes të tjerash edhe për triumfin në “Sanremo.” Meta u shpreh se shpesh takonte shqiptarë në atë kohë, që i thonin që na ka bërë krenarë, fjalë të cilat e mallëngjenin këngëtarin.

“Pas Sanremos, bëra një tur kur shkoja në dyqanet e disqeve dhe takoja ata që blinin disqe, kishte shumë shqiptarë dhe më thonin na bëre krenar, na bëre krenar. Të them të drejtën më mallëngjenin çik si shumë”– u shpreh këngëtari.

“Nesër e përgjithomnë”, titullohet libri i ri këngëtarit shqiptar dhe është i shkruar në gjuhën italiane.

shkrimtarit. Sipas Ermal Metës ai gjithmonë ka shkruar këngë, por ishte periudha e pandemisë ajo që e shtyu të shkruante këtë roman.

“Kam gjithë jetën që shkruaj, por kam shkruar gjithmonë këngë dhe kënga është shumë ndryshe nga romani. Kam pasur gjithmonë dëshirë të shkruaja, që kur isha 20 vjeç me vinin shumë ide në mendje. Nuk e merrja guximin të shkruaja një roman, se gjithë sforco, lodhjet e mia doja t’i hidhja te muzika, sepse nuk mendoja se mund të bëheshin të dyja gjërat njëkohësisht. Nuk e merrja guximin të shkruaja një roman edhe pse kisha shumë ide në mendje. Kur në 2020 erdhi pandemia, nuk më dukej gjë e drejtë të merresha me muzikë. Në atë periudhë jetoja në Milano dhe çdo 10-20 minuta dëgjoheshin vetëm ambulanca dhe tingulli i sirenës së saj është diçka që njofton diçka të rëndë. Nuk më vinte e lehtë të luaja në piano. Kisha një piano që kisha shumë vite që e synoja, një piano të vitit 1919, që e kisha ëndërr që i vogël, por prapë nuk kisha fuqinë të ulesha në piano dhe të shkruaja këngë, por ndieja nevojën që duhet të shprehesha, se nuk kisha kaluar kurrë më shumë se një javë pa shkruar diçka. Më në fund gjeta guximin të shkruaja këtë histori që kisha 2 a 3 vite që e kisha në mendje. Por nuk kisha skemë, projekt, thjesht fillova të shkruaja. Ideja ishte që në fillim një këngëtar kur shkruan një roman zakonisht, në 90% të rasteve shkruan për jetën e vet, këtë doja ta evitoja. Do ishte diçka shumë e pritshme. Doja ta masja veten me diçka tjetër”– u shpreh Ermal Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME