Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFalsifikoi kufijtë e pronës, arrestohet ish punonjësi i kadastrës

Falsifikoi kufijtë e pronës, arrestohet ish punonjësi i kadastrës

Lushnje – Falsifikoi dokumentet, për të ndryshuar kufijtë e pronave, kapet dhe vihet në pranga, ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shtetasi Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME