Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Duhet të vijojmë me rritjen e pagave

Rama: Duhet të vijojmë me rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama thotë se vendi duhet të vijojë me këmbëngulje dhe kurajo rritjen e vazhdueshme të pagave.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet në Tiranë, Rama u shpreh se hendeku mes njerëzve rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot.

“Unë besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve, pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut, që të gjitha palët të bëhen bashkë. Kam parasysh si palë këtu, edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen. Jemi në një fazë ku me patjetër duhet të synojmë me këmbëngulje dhe me kurajo, rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë ku duhet a konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot.

Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i japë të punësurve tëv et, një pjesë të pagë përmes bankës dhe një pjesë të pagës nën dorë. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vet”, theksoi kreu i qeverisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME