Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFermerët në Fier pesimistë për subvencionet/ Resuli: Skema është shumë e vonuar

Fermerët në Fier pesimistë për subvencionet/ Resuli: Skema është shumë e vonuar

Fermerët në Fier janë pesimistë për marrjen e subvencioneve për këtë vit. Edhe pse kanë nisur mbjelljet dhe aplikimet për këtë skemë duhet të ishin mbyllur në 15 shkurt, ata deklarojnë se këtë vit nuk kanë asnjë informacion.

Ndërkohë që Ervin Resuli, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit shprehet se tashmë subvencionet janë të vonuara dhe nuk përjashton mundësinë që të përdoren për fushatë.

Ndërkohë nga ana tjetër, fermerët shprehen pesimistë për të aplikuar për subvencione pasi edhe pse herë të tjera kanë kryer të gjitha procedurat, nuk kanë marrë. Madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se subvencionet u shkojnë vetëm disa personave.

Skema kombëtare sipas Ervin Resulit, kreut të Shoqatës së Mbrojtjes së  Konsumatorit është shumë e vonuar dhe thekson se subvencionet për fermerët mund të nisin të shpërndahen edhe kur të nisë fushata elektorale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME