Vetëm 9 sekonda dhe dy të shtëna iu deshën 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar në Greqi.
Vritet me plumb në kokë një 40-vjeçar shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.
68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës. Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Mes tyre kishte nisur një debat që sipas dëshmitarëve ishte thuajse e përditshme. Sipas tyre 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe më fqinjë të tjerë.
68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i viktimës. Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
“Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.
Gjithashtu një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.