Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFlirti veror që i mori jetën 17 vjeçarit

Flirti veror që i mori jetën 17 vjeçarit

Një flirt veror që shkoi në kërcënime, shkaktoi tragjedinë e së mërkurës në qendër të Klosit. Prej muajsh, 16-vjeçarja Sara Mjeshtri nga një fshat i Klosit, ishte nën kërcënimet dhe shantazhet e vazhdueshme të djalit që pëlqente dhe të kushëririt të tij. 17-vjeçari Kenado Shira i cili u vra nga babai i Sarës, e ka shantazhuar atë, duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot intime që kishte në rrjetet sociale.

3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula (djali i tezës së Kenados) ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës, ka refuzuar që të shkojë edhe të shkojë në shkollë.

Fatmir Mjeshtri, xhaxhi i vajzës, thotë se atë e kërcënonim me fotot nudo. Po ashtu ka zbuluar edhe momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte nuse për djalin, Kenado, por ky i fundit e ka refuzuar pasi është shprehur se vajza ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.

Po ashtu ai ka treguar se familjes i erdhi në telefon një mesazh ku thuhej  ”Vajza është me djalin e Eglantin Hasulës dhe po ju turpëron. Kujdes”. Fatmiri thotë se në një lokal në Klos u ulën për të sqaruar ngjarjen dhe jo për t’u konfliktuar me familjen Hasula dhe Shira, të cilat kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën. Gjatë bisedës, xhaxhai i Sarës tregon se Renato Hasula iu tha se me vajzën kanë pasur një njohje 3-mujore dhe më pas e kanë ndërprerë marrëdhënien. Ky i fundit ka thënë se vajza Sara më pas ka folur me Kenado Shirën, djalin e tij të tezes.

Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”. Por 17-vjeçari Kenado Shira ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie edhe me kushëririn e tij, me Renato Hasulën.

Për shkak të kërcënimeve, 16-vjeçarja ka kaluar në gjendje depresive dhe e kanë dërguar në spital dy herë. 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më pas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME