Sunday, June 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTFlorian Marku: Gati që të ndeshem me këdo, dua të jem kampion

Florian Marku: Gati që të ndeshem me këdo, dua të jem kampion

Boksieri shqiptar, Florian Marku është gati që të ndeshet me çdo boksier që mund ta afrojë më pranë titullit të kampionit të botës. Ai është gati madje që të sfidojë Chris Kongon dhe Conor Benn.

“Nuk më intereson se kë do të më sjellin përball. Ne ndeshemi çdo ditë. Për ne është sikur po pimë kafe. Unë mund të ndeshem kudo që më çojnë. Sigurisht që ka disa emra të njohur në peshat e lehta. Këdo që do të më sjellin, unë do të ndeshem

Kongo dhe Benn? Nëse më paguajnë mirë sigurisht. Jo një nga një, por edhe dy nga dy nëse më paguajnë vërtet mirë. Nuk më intereson. Vërtet nuk më intereson. Unë dua vetëm që t’i sigurojë të ardhmen familjes time dhe të jem kampion bote. Kështu që do të ndeshesha me Kongon.

Conor Benn është shumë i mirë gjithashtu. Sigurisht që do të doja të ndeshesha dhe me të, por ai po përpiqet të më shmang dhe nuk dua që të debatoj me të. por le të shohim se çfarë na rezervon e ardhmja”.

Sfida në Air Albania? Besoj se në fund të gushtit, do të ishte diçka fantastike. Do të jenë rreth 26 mijë spektatorë dhe mezi po pres. Nëse kjo ndodh, do të ishte diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të ishin aty”, tha Marku.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME