Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËFuga: Për shtatorin parashikoj një aleancë Rama-Basha

Fuga: Për shtatorin parashikoj një aleancë Rama-Basha

Akademiku Artan Fuga parashikon një aleancë të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, në sezonin e ri politik që do të nisë në muajin shtator.

Është retorika e përdorur nga dy liderët ajo që e shtyn profesorin Artan Fuga të mendojë se brenda një kohe të shkurtër mund të ketë një dakordësi mes Ramës dhe Bashës për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme së bashku.

Sipas Fugës, Rama është shprehur shpesh herë për të kaluar përtej së majtës, teksa Basha bën retorikë opozitare, por në kritikat e tij qeveria nuk preket.

“Parashikimi im për shtatorin është aleanca Rama-Basha. Shikoj një ligjërim të Ramës kur thotë duhet të kalojmë përtej së majtës, flet për një projekt të ri që kalon PS. Unë mendoj që nën shembullin gjerman dhe ndonjë tjetër nga vendet nordike, unë shoh që në kokën e tij ose nuk ka asnjë projekt, ose po hapet ndaj një aleance. Basha ka interes ta bëjë. Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë. Ajo që ndjej te Basha janë dy gjëra. Në kritikat e tij qeveria nuk preket. Shikoj një interes. Basha e ka të vështirë ta ndërtojë partinë nga poshtë lartë. Ka një mundësi ta krijojë nga lart-poshtë. Nëse futet në koalicion do marrë disa ministrit, drejtori dhe më pas do rigjenerojë një elektorat për të shkuar në 2025 me këtë kapital elektoral dhe politik”, tha akademiku.

Artan Fuga komentoi dhe zhvillimet në PD e Berishës dhe shtoi se nëse ai nuk merr hapa për transformimin dhe rinovimin e lidershipit, apo hapjen programore, atëherë do të ketë një rrudhje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME