AKTUALITETKRYESORE

Fukarallëk, maskarallëk/ Plasin vjedhjet në zonën e Bishanit (vidio)

Levan – Muaji Dhjetor, muaj “sulmi” për të vjedhur bagëti të imta dhe gjela deti në zonën e Bishanit në Levan. Banorët: Çdo fundvit e njëjta situatë, kemi vendosur kamera dhe ndriçim.

Muaji dhjetor si muaji i fundit i vitit është kthyer në muaj “sulmi” për personat që meren me vjedhje të bagëtive të imta dhe gjelave të detit. Vjedhjet janë kthyer tepër shqetësuese për banorët e njësisë administrative Levan në bashkinë Fier.

Në Bishan, gjatë ditëve të para të muajit dhjetor, hajdutẽt gjatẽ natẽs kanẽ vjedhur shpesẽ e bagēti tẽ imëta duke krijuar njẽ dẽm tẽ madh nẽ ekonomitē familjare të banorëve të zonës të cilët i kanë burim kryesor të ardhurash.

Fundi i vitit pẽr Nimet Bofen pritej me padurim , pasi me shitjen e gjelave e pulave tẽ detit shpresohej pẽr tẽ ardhura tẽ shumẽpritura. Por vjedhja e 14 prej tyre i groposi ekonomikisht nẽ kẽtẽ fundvit.

Ndërkohë për Arqile Mitron , të cilit i vodhẽn 3 dele dhe nje dhi , fenomeni i vjedhjes është kthyer në alarmant për zonën. Ngjarjet ndodhin gjatë orëve të natës ka pohuar ai , ndërsa dyshon se hajdutët nuk janë të zonës. Përballë kësaj situate kemi shtuar masat e sigurisë duke vendosur sistem ndricimi e kamera , ndërkohë që nuk vëmë gjumë në sy gjatë natës.

Ndërkohë disa ditë më parë dy shtetas përkatësisht 20 dhe 47 vjec , banues në Vlorë kanë rënë né prangat e policisë së Fierit , në tentativë për të vjedhur bagëti të imëta në Levan ndërkohë që uniformat blu kanë arritur të identifikojnë një tjetër rast vjedhjeje , të 5 krerëve bagëti të trasha( lopë) dhe kanë arrestuar , babë e bir , të dy banues në fshatin Dukagjin i Ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button