Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFurgoni me turistë aksidentohet/ Plagosen 7 persona në Lushnje

Furgoni me turistë aksidentohet/ Plagosen 7 persona në Lushnje

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se ka ky aksident kanë mbetur teë plagosur 7 turistë franceze të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një autokombajnë. Mësohet se shkak i aksidentit që ka qenë furgoni me të cilin udhëtonin turistët pasi mjeti është përplasur me autokombajnën që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore ndërsa raportohet se disa prej turisteve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup. Sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.

Fier/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2024, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin Xh. F., 60 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin G. N., 64 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 pasagjere, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME