Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFushata e 14 Majit dhe deformimi me ligj i kohës televizive

Fushata e 14 Majit dhe deformimi me ligj i kohës televizive

Fushata e 14 Majit ka nisur e qetë dhe pa probleme. Në dukje nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga fushatat e deritanishme për zgjedhjet lokale. Por pas këtij normaliteti, fshihet një deformim, që pak nga pak pritet t’i japë tonalitetin mesazhit që shkon tek zgjedhësit. Sepse, nga momenti që gjykata i dhuroi grupit të Alibeajt logon e Partisë Demokratike, ai përfitoi 1) paratë, 2) komisionerët dhe 3) kohën televizive që i takon partisë më të madhe të opozitës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u kujdes që ta caktojë këtë të fundit pak ditë më parë përmes një vendimi të posaçëm. Në bazë të ligjit rezulton se hapësira më e madhe televizive do të shkojë për Erjon Veliajn e PS dhe Roland Bejkon e PD-së, pavarësisht se ky i fundit është një kandidat fiktiv që nuk ka as mbështetjen e deputetëve të grupit që e zgjodhi.

Kandidatëve të tjerë u takon shumë më pak kohë në media. Këlliçi, Qori, Përnaska dhe Dajti do të duhet të kënaqen një kohë televizive minimale. Por çfarë ndodh në realitet?

Lapsi.al vëzhgoi një edicion lajmesh në dy televizionet kombëtare dhe në televizionin informati me shikueshmërinë më të lartë në vend.

Nga edicioni i Tv Klan i datës 17 Prill rezulton se hapësira e njëjtë televizive u është dhënë Erjon Veliajt dhe Belind Këlliçit.

Nga edicioni i Top Channel, i datës 17 Prill rezulton se hapësirë i është dhënë vetëm Erjon Veliajt, në shpërfillje të kandidatëve të tjerë.

Dhe nga edicioni i News24, hapësira televizive është e njëjtë mes Erjon Veliajt të PS dhe Roland Bejkos të PD-së, siç e kërkon Kodi Zgjedhor.

Shihet se i vetmi televizion që e ka zbatuar vendimin e KQZ-së është News24, ndërsa dy televizionet kombëtare kanë vendosur ta ndajnë vetë këtë kohë. Ky minutazh është vetëm një pjesë e kohës për secilin kandidat në lajme. Po aq të rëndësishme janë bisedat në studio, komentet dhe debatet e drejtpërdrejta.

Gjithsesi ligji i imponohet televizioneve t’i japin më shumë hapësirë Veliajt dhe shumë më pak Këlliçit, pavarësisht se gara reale në Tiranë është mes këtyre të dyve. Herët a vonë, ky deformim do t’i japë efektet, duke i hapur rrugë një handikapi, që bashkë me heqjen e parave dhe komisionerëve për rivalët politikë, u jep socialistëve qetësinë dhe sigurinë që të zhvillojnë një fushatë “të gjelbër” apo “modeste”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME