Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË"Dy poetë nën një akuzë"

“Dy poetë nën një akuzë”

Nga Hazbi Dida New York

Të lindur në Bërzeshtë të Librazhdit, poetet Vilson Blloshmi dhe Genci Leka iu bashkuanë kalvarit të vuajtjeve të Sistemit Komunist në Shqipëri. Ndonse Genci kishte filluar të shkruante poezi që në fëmijri, Vilsoni filloj pas studimeve. Të dy shkruanin kundër dhe per Sistemin.

Duke qenë se shtypi dhe shtëpitë botuese të kohës ua mbyllën dyert, Regjimi Diktatorial ngriti menjëherë akuzat per agjitacion dhe propagandë dhe katër muaj më vonë forcat e sigurimit i arrestuanë. Fillimisht Vilson Blloshmi njeriut me “biografi të keqe” iu sekuestruanë të gjitha letërkëmbimi, ditarët, poezitë dhe përkthimet.

Genci që netëve nuk e zinte gjumi dhe zhvendosej mbrëmjet e vona në aneks, u zu pabesisht, aty ku dhe kishte një sënduk me libra dhe punonte ngutshëm mbi shkrimet e tij. Herë të tjera dëgjonte Moxartin, Shubertin… pëlqente gjithashtu prozat lirike të Paustovskit me personazhet pak rebelë, shpesh herë të lënë mënjanë nga shoqëria.

Poetët u arrestuan në fund të gushtit 1976 dhe u pushkatuan rreth një vit më vonë ne 1977, nën akuzën e stisur: Sabotim në ekonominë bujqësore të fshatit.
Pas vitit 1991 u provua që Vilson Blloshmi dhe Genc Leka nuk kishin kryer ndonjë krim, prandaj u shpallën zyrtarisht martirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME