Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLERekordi botëror/ Babai bëri 3200 pompa për një orë

Rekordi botëror/ Babai bëri 3200 pompa për një orë

Një 33 vjeçar australian hyri në librin e rekordeve Guinness pas kreu më shumë se 3200 pompa në një orë.

Sipas llogarive, burri, baba i një djali të vogël realizoi 53 pompa çdo minutë, ose pothuajse një në sekondë.

Lucas Helmke e realizoi provën e vështirë në palestrën e tij në Brisbane për të thyer rekordin e vendosur nga një tjetër australian vitin e kaluar.

Kontabilist me profesion, babai 33-vjeçar tha për librin e rekordeve Guinness se me këtë provë donte të frymëzonte djalin e tij, duke i treguar atij “asgjë nuk është e pamundur”.

Çdo pompë që ai realizoi duhej të ishte e përsosur për të përmbushur standardet e kërkuara për një rekord zyrtar botëror.

Image
Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME