Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGabriel Escobar: Integrimi në BE është alternativa e vetme e Ballkanit Perëndimor

Gabriel Escobar: Integrimi në BE është alternativa e vetme e Ballkanit Perëndimor

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se për Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit evropian.

Nga Forumi Strategjik në Bled, i cili bashkon liderët e rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, Escobar tha se BE-ja duhet të bëjë shumë për të thjeshtuar procesin e integrimit.

“Por shumë më tepër punë duhet bërë nga qeveritë e shteteve në anën e tyre për të bërë të mundur procesin e integrimit, ndërkohë që disa shtete dështojnë të përmbushin fare detyrimet e tyre“, tha ai.

Escobar  u shpreh se e vetmja përgjigje për krizën e ardhshme ekonomike është integrimi ekonomik i rajonit dhe se ai mbështet çdo iniciativë të këtij lloji, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.

“Nuk kemi nevojë për një strategji të re integrimi. Duhet të investojmë dy herë më shumë energji në zbatimin e strategjisë që kemi tani”, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit në panelin “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor: Kush është gati”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME