Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Do të anulojmë të gjitha kontratat e firmosura pa konkurrencë

Berisha: Do të anulojmë të gjitha kontratat e firmosura pa konkurrencë

Kreu i demokratëve Sali Berisha është ndalur edhe te kontratat e firmosura pa konkurrencë nga qeveria e Edi Ramës.

Berisha ka theksuar se do të fillojmë dhe po fillojmë denoncimin e kompanive shqiptare dhe të huaja që operojnë jashtë garave në Komisionin Europian, në Parlamentin Europian, në Kongresin e SHBA, në OECD në Bankën Botërore dhe se me ardhjen e PD-së në pushtet ato do të anulohen.

Berisha: Detyra më emergjente sot, është një lëvizje e fuqishme për të nxjerrë mënjanë këtë qeveri dhe për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Çdo shqiptar duhet të mendojë një moment; çfarë do të ndodhë me ne pas 3 vitesh, kur ne në çdo muaj shkojmë keq e më keq.

Ky nuk ka të ndaluar. Ka krijuar një makineri gjigante propagandistike për mashtrimin, një makineri gjigante plaçkitëse, të fondeve buxhetore, të borxheve që mirren, pasurive publike.

A do të vazhdojmë ne, të mbetemi në ingranazhet e kësaj makinerie apo do ta nxjerrim jashtë përdorimit, kjo është në dorën e qytetarëve shqiptarë. Unë kam besim të plotë se këto qëllime do ti realizojmë.

Ju garantoj se projekti dhe platforma e PD-së, qoftë ajo antikrizë, afat mesme do të jetë një platformë që do të përfillë, do ti japë përgjigjen më të shkëlqyer kauzave të drejta që mbrohen sot nga grupet e interesit dhe qytetarët. Do ti japë vendit të gjitha drejtimet e sigurta të një zhvillimi afat mesëm dhe afat gjatë.

Shqipëria, një vend pa varfëri ekstreme, do të jetë objektiv imediat i qeverisjes së ardhshme. Shqipëria një vend me një klimë miqësore ndaj biznesit. Në vitet që ne qeverisëm u bënë disa gjëra, bizneset u rritën me dy herë e gjysëm si numër. Investimet e huaja  u rritën me 300% dhe ne nuk kemi asnjë lloj ksenofobie. I kemi të mirëpritura me një kusht të vetëm; të vijnë mbi bazën e konkurrencës së lirë. Sikundër ju them se në mënyrë absolute çdo kontratë që është firmosur pa konkurrencë të lirë, do të anulohet. Ne do të fillojmë dhe po fillojmë denoncimin e kompanive shqiptare dhe të huaja që operojnë jashtë garave në Komisionin Europian, në Parlamentin Europian, në Kongresin e SHBA, në OECD në Bankën Botërore. Jo për gjë tjetër, por vetëm për ti informuar se ne do ti anulojmë. Cilido që do të na ndihmojë ne, ndihma më kryesore është; të kërkojë shtetin ligjor, konkurrencën e lirë dhe të ndershme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME