Uncategorized

Levan – Fier/ Përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Fier – Dy automjete tip “toyota” janë peplasur kokë më kokë mesditën e sotme në aksin e vjetër Levan – Fier tek vendi qe quhet pylli i Levanit. Për pasojë janë plagosur tre persona që kan marr plagë të lehta, pohojnë burime policore.

Të aksidentuarit janë derguar ne spitalin e Fierit ku po marrin mjekimin dhe janë jasht rrezikut për jetën.
Në vendngjarje policia dhe ekspertët. Policia rrugore po normalizon qarkullimin e mjeteve pasi ka radhe të gjata për shkak të aksidentit

Policia

Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti me drejtues shtetasin N. R., 70 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. C., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button