POLITIKË

Gazetari denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Vuno. Gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama. 

Konomi është një banor i Vunoit dhe shpesh në rrjetet sociale ankohet për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre. 

Këtë të enjte në këtë fshat kishte ndalur për të pirë kafe kryeministri Edi Rama dhe Konomi tha se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët. 

Sipas një rrëfimi që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për t’u sqaruar, por është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë. 

Një reagim për këtë incident ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shprehet se e dënon me forcë arrogancën dhe dhunë hakmarrëse primitive ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur Arjan Konomi nga Edi dhe Linda Rama!

Reagimi Berishës:

Arrogancë dhe dhunë hakmarrëse primitive ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur Arjan Konomi nga Edi dhe Linda Rama!

Dënoj me forcën më të madhe aktet e turpshme dhe të dënueshme të dhunës nga çifti Rama dhe narkobanditët e tyre ndaj Z. Konomi dhe ju bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të mediave të denoncojnë këto akte të shëmtuara kriminale të Ramaduros dhe Lindes së tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1329956025590813%2F&show_text=true&width=267&t=0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button