AKTUALITET

Gazmend Paja pas daljes nga ambientet e SPAK: Isha me prokurorin

Aktori i humorit i shpallur dhe investitor strategjik, Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.Qëndrimi i tij në SPAK nuk ka zgjatur shumë, ndërsa pas daljes ka treguar se i kanë marrë telefonin.

“Hera e dytë në SPAK, ishe si aktor apo si investitor strategjik?”, e pyetën gazetarët pas daljes nga SPAK.

Ai iu përgjigj shkurtimisht me nota humori: “Jo, isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, por sipas raportimeve se Paja ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button