Gent Zenelaj është një nga figurat më dashura për publikun shqiptar. Ai ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘FitStation’ ku ka zbuluar për moderatoren Çenkuela Hasa projektet dhe planet.
I pyetur nëse do të bëhej pjesë e politikës aktori nuk e përjashtoi këtë mundësi për News24.
Moderatorja: E ke menduar ndonjëherë të bëhesh pjesë e politikës?
Gent Zenelaj: Çdo ditë. Një miku im politikan më tha nuk ndryshohet sistemi po nuk u fute brenda sistemit. Problemi më i madh është se politika ka shumë para brenda dhe tendenca që ta ç’orientosh busullën e ndërgjegjes tënde është shumë e fortë, fillojnë tenderat apo postet. Ka sot njerëz të padukshëm që marrin 7 rroga dhe ne nuk e dimë. Janë njerëz që për fatin tonë të keq hiqen sikur janë pjesë e shoqërisë civile, ata janë më të rrezikshmit.
E mendoj çdo ditë të jem pjesë e politikës, nuk e di nëse jam i duhuri se nuk e përcaktoj unë e përcakton populli apo elektorati. Unë kam vendosur të jem i sinqertë dhe i vërtetë aq sa mundem./bw/