Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBarcelona në SHBA, Xavi në shtëpi, humbet avionin

Barcelona në SHBA, Xavi në shtëpi, humbet avionin

Barcelona u nis të shtunën për në Shtetet e Bashkuara për turneun klasik veror në Amerikën e Veriut.

Mes lojtarëve të grumbulluar ishte edhe Frenkie de Jong, në qendër të zërave të merkatos dhe afër veshjes së fanellës së Mançester Junajtid, por mungonte më i rëndësishmi: trajneri i blaugranave, Xavi.

Tekniku në fakt ka humbur fluturimin në të cilin hipën pjesa tjetër e skuadrës për shkak të problemeve që lidhen me pasaportën e tij.

Një fatkeqësi e vogël për teknikun e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili humbi fluturimin e ekipit të tij për në Miami, për turnen para-sezonal në Shtetet e Bashkuara, për shkak të problemeve administrative dhe pasaportave, siç raportohet nga Mundo Deportivo.

Klubi katalanas ka njoftuar se trajneri “do të jetë në gjendje të (udhëtojë) në ditët e ardhshme” dhe planifikon t’i bashkohet skuadrës së tij direkt në Florida.

Faqja e Barcelonës në Twitter të shtunën postoi foto dhe video të shumë lojtarëve të tyre duke hipur në avion në aeroportin El Prat të Barcelonës. Ekipi, në SHBA, do të luajë me Inter Miami në Fort Lauderdale më 19 korrik, më pas do të përballet me Real Madrid në një El Clasico të paprecedentë në Las Vegas më 23 korrik. Në program edhe një ndeshje kundër Juventusit të Allegrit në Dallas më 26 korrik dhe më në fund një ndeshje kundër New York Red Bulls në New Jersey më 30 korrik, përpara se të kthehet në Spanjë. Duke shpresuar që Xavi t’i shikojë miqësoret nga pankina…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME