Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEGiorgia Meloni me vathë shqiptar

Giorgia Meloni me vathë shqiptar

Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca publikoi një video ku i dhuroi kryeministres së Italisë Giorgia Meloni një palë vathë të punuar në filigran. Kryeministrja u habit nga dhurata dhe në një video falenderoi edhe artizanen, shqiptare, Aurora. E ftuar emisionin në “Rudina” në Tv Klan, Aurora Piranej u shpreh e emocionuar për vlerësimin e punës së saj dhe historinë e bukur pas vathëve.

“Ishte një befasi. Historia është shumë e thjeshtë, unë isha në atë rutinën time të punës të përditshme te dyqani, te punishtja. Kishte 2-3 ditë që dikush kishte ardhur, “do marr 2-3 produkte që do shkojnë për një person të veçantë”. E mirë, e ndihmova, ia paketova, i sugjerova, i dhashë edhe sugjerimet e mia, vathët ishin sugjerimi im, nuk e dija as kush po i porosit, as për kë do shkojnë. Nuk më tregoi, nuk e pyeta sepse në fakt kjo është pjesë e zakonshme e punës sime që produktet tona shkojnë për persona të rëndësishëm, të veçantë…

Po, kush do të bëjë diçka më jashtë tregut apo më jashtë të zakonshmes, zgjedh produktet tona dhe nuk është diçka shumë e re që po shkonin për një person të rëndësishëm. Por nuk e dija absolutisht që ishte kaq i rëndësishëm. Pastaj ditën që u shfaq videoja, unë prapë isha te puna dhe më mori në telefon direkt ministrja. Unë të them të drejtën, nuk e njihja personalisht, nuk e njoh personalisht edhe më thotë që “Aurora, kështu, ka ardhur dikush para disa ditësh, ka marrë disa produkte” dhe unë që i them po, por nuk e dija që ishit ju, më vjen shumë mirë që na keni zgjedhur.

Thotë “ato i ka marrë një person shumë i rëndësishëm që ka zgjedhur të bëjë edhe një video, por është surprizë, nuk ta them”. Si duket po donte një informacion më tepër edhe për mua, një tekst për ta shkruar aty për punishten tonë, për mua, që unë dua ta falenderoj. Dhe pas pak pashë videon në Instagram. U habita shumë, uou thashë, e dija që ishte një person i rëndësishëm por jo kaq i rëndësishëm sa kryeministrja Meloni” – tha ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME