Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTirana, kryeqyteti i përmbytur nga “e bardha”

Tirana, kryeqyteti i përmbytur nga “e bardha”

Disa ditë më parë policia goditi një rrjet të shitjes së drogës prej 20 personash në Tiranë. Droga u shitej nxënësve në gjimnaz, pasi i kishin shndërruar në konsumatorë të rregullt të kanabisit, heroinës dhe kokainës.

Rrjeti i shitjeve shtrihej në të gjithë kryeqytetin, që nga Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

Fill pas këtij lajmi, mjekët konfirmuan se rastet e të miturve që përdorin droga të rënda janë shtuar. Deklaratë e fortë ishte ajo e mjekes toksikologe Amarda Gashi , sipas së cilës vajza nga 12 apo 13 vjeç janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në spital për shkak të përdorimit të kokainës.

“Kokaina ka nisur të përdoret dhe nga vajzat të cilat vijnë në pavionin tonë për ndihmë. Rastet emergjente janë të shpeshta gjatë fundjavës, për shkak të festave të shfrenuara”– tha Gashi.

Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që po ndodh shërbejnë edhe disa shifra të punës së policisë që publikoi abcneës. Përmasat që ka marrë fenomeni i përdorimit të drogës është shqetësues në Tiranë.

Televizioni Abcneës raportoi se janë 450 persona të arrestuar apo të proceduar penalisht për shpërndarje droge në 3 muajt e fundit në Tiranë.

“Kokaina është droga që në këto 3 muaj zë peshën më të madhe të shitjes në treg. Kryesisht ajo është shpërndarë në lokalet e natës, në ish bllok, Komuna e Parisit, dhe në zonën e Tiranës së Re” citohet në raportimin e abc.

Ky fakt është po kaq domethënës. Sepse disa vite më parë, mendohej se droga që përdorej më shumë në Tiranë ishte kanabisi, drogë e lehtë, përdorimi i të cilës po legalizohet në shumë vende të Europës.

Por situata ka ndryshuar. Arrestimi i qindra shpërndarësve të kokainës në pak muaj, do të thotë se është “e bardha” që po dominon tregun. Çfarë ndodh gjatë jetës së natës në Tiranë? Sa janë përdoruesit e kokainës, nëse ka kaq shumë shpërndarës në qarkullim?

“Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë kapur me sasi të vogla lënde narkotike” raporton televizioni, sipas të cilit ka shpërndarës edhe nën 18 vjeç.

Për trafikun e paligjshëm të drogës është folur shumë. Për konsumin e saj, shumë pak.

Të dhënat e policisë konfirmojnë një raport të disa viteve më parë të OKB-së, sipas të cilit Shqipëria rezultonte vendi me prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë. Dhe kryeqyteti mban peshën kryesore të konsumit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME