Uncategorized

Gjendet i pajetë turisti francez në bujtinë

Një 49-vjeçar francez është gjetur i pajetë në një bujtinë në fshatin Gjerbës në Skrapar.

 Shtetasi francez mësohet se ishte akomoduar në këtë bujtinë si turist. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së turistit francez.

“Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit” – thuhet në njoftimin e policisë së Skraparit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button