Gjykata lëshon 16 masa sigurie për zyrtarët e OSHEE në Gjirokastër

Në Gjirokastër janë lëshuar 16 urdhra-arresti për punonjës të OSHEE-së.
Policia ka ndërmarrë aksionin për ekzekutimin e urdhër-arresteve të miratuara nga Gjykata e Shkalles së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë.
Shumica e këtyre masave janë me arrest në burg ndërsa të tjerat janë me “detyrim paraqitje”. Behet e ditur se ne prangat e policisë kane rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE në rajonin jugor.
Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 17 masa sigurie për punonjës të OSHEE-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.Masat e lëshuara nga Gjykata e Gjirokastrës me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga Policia.4 masa janë “Arrest në burg”.
Sotir Kaci burg
Reiz Gjoleka burg
Ignadjo Basha burg
Rasho Bizhga burg
Ndërsa me masën arrest shtëpie janë:
Ermal Xhaferi,
Roland Skëndi ,
Xhemal Bistri,
Seit Rondo.
Zenel Basha etj me detyrim paraqitjeje”.
Bëhet me dije se janë ndaluar , drejtori i njësisë, shefa, Ish shefa grupesh dhe zyrtarë të OSHEE të rajonit jugor. Këta punonjës kanë qënë në hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës për disa muaj , nga ku është vërtetuar shpërdorimi i detyrës në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.