Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIGmail bëhet me simbole verifikimi

Gmail bëhet me simbole verifikimi

Google ka lëshuar një veçori të re te platforma e vet e postës elektronike, Gmail, që synon të ndihmojë përdoruesit për të parë nëse dërguesi i e-mailit është i vërtetë apo mund të jetë i rremë.

Tash kur përdoruesi pranon e-mail nga një kompani që ka të verifikuar identitetin e saj, duhet të shihet një shenjë verifikimi ngjyrë kaltër afër emrit në inbox.

Përditësimi i verifikimit është implementimi i fundit i Googleit në teknologjinë për identifikim të mesazheve, që ka nisur si fazë qysh më 2020. Fillimisht, ajo ua mundëson brendeve që të përdorin logo origjinale në e-mailat e tyre, ndërsa shenja e kaltër verifikuese është shenjë që dërguesi është legjitim.

Kur të mbahet kursori mbi shenjën e kaltër në Gmail, aty do të shkruajë që “dërguesi i këtij e-maili ka verifikuar llogarinë e vet”.

Në përshkrimin që i ka bërë përditësimit, Google ka thënë se “autenticiteti i e-mailave ndihmon përdoruesit dhe sistemet e sigurisë që t’i identifikojnë dhe ndalin mashtrimet dhe që dërguesit të marrin besimin e merituar”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME