LIFE STYLE

Hamburger tartufi për gazetarët që udhëtuan në bordin e avionit presidencial “Air Force One”

Hamburger tartufi, ëmbëlsirë e pjekur me çokollatë dhe ujë i gazuar, ka qenë përmbajtja e menusë së thjeshtë që u është ofruar gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, të cilët kanë udhëtuar të shtunën në bordin e avionit presidencial amerikan🇺🇸 “Air Force One”.

I përgatitur nga stafi i avionit, hamburgeri me mish viçi të pjekur, perime, djathtë të tymosur dhe qepë të karamelizuara, shërbehet me një salcë të veçantë, që përmban vaj, vezë dhe hudhra, të perzjera me vaj tartufi ose tartuf të freskët.

Presidenti #Trump, edhe ai një konsumator i rregullt i hamburgerave dhe të famshmit #BigMac, udhëtoi nga Distrikti i Uashingtonit për në Tenesi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e mesmandatit, i shoqëruar si zakonisht nga një numër jo i vogël punonjësish të mediave të atashuara pranë Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button