Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHistoria e dy misërshitësave!

Historia e dy misërshitësave!

Nga Armend Pirre – Më kujtohet që në kohën e gjimnazit së bashku me shokun tim të ngushtë Ornelin menduam një plan biznesi. Do të shisnin misra në verë në vijën bregdetare të Vlorës. Orneli kishte punuar kamarier në Qeparo, e njihte zonën, ndërsa unë kisha “eksperiencën” e prodhimit të misrit dhe shitjes.

Gjithçka shkoi mirë si bisedë e parë derisa filluam të mendonim rrisqet; Sa na kushton? Ku do rrimë me qira në Vlorë? Dhe më e rendësishmja; A do na lënë të shesim policët e bashkisë. Mes këtyre mendimeve, plani i biznesit dështoi, ose më saktë, nuk e futëm në zbatim.

Shoh që paskemi pasur të drejtë. Misërshitës nuk qenka biznes i lehtë, rrisku më i madh qenkan policët bashkiakë. Ata mund të të marrin misrat, stendën dhe të të venë gjobë. Kaq mjafton që t’i të falimentosh e të kthehesh në një person të varfër. Kështu ndodh kryesisht me shtresën e varfër; shitësit ambulantë, mbledhësit e kanaçeve dhe plastikës, etj…

Pra, ligji në dorën e Maliqit godet të pafuqishmit, të pambrojtur, njerëzit e ndershëm. Ama ligji në dorën e Maliqit e rendit Shqipërinë në vendin e 7 në botë për qarkullimin e hashashit, na rendit në vendet me pasiguri jetese, në vendet më të varfra.

Po krijohet një pabarazi e tmerrshme sociale ku të varfërit po varfërohet më tepër e të pasurit po pasurohen më shumë. Pse? Sepse dora e rëndë e ligjit bie nga më të dobëtit.

Shënim: Në foton e dytë, ministri i bujqësisë së Kosovës duke përgëzuar punën e një fermeri që shet misra të pjekur në mes të qytetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME